Skip to content

Aksidenti i rëndë në Itali / Humb jetën shqiptari në Itali

    Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku për pasojë ka ndërruar jetë një 33-vjeçar i cili dyshohet se është shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën “Porrettana Nord”, në zonën e Marzabotto.

    Një mjet tip “Volkswagen Lupo” teksa po parakalonte, u përplas ballë për ballë me një kamion plehrash. Pas aksidentit mjeti u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit, ambulanca dhe karabinierët ndërhynë, por pa rezultat pasi viktima ishte djegur brenda automjetit.

    Viktima besohet të jetë një burrë 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i makinës. Autostrada “Porrettana” ishte e mbyllur për trafikun për disa orë dhe u rihap vetëm këtë mëngjes.