Skip to content

Aksidenti i tmerrshem i familjes në Shkodër, zbulohet emri i viktimes, gruaja dhe fëmijët e mitur dërgohen në..

    Altin Luli është 47-vjeçari që mbeti i vdekur paraditen e të hënës, pas një aksidenti të frikshëm të ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë,. Policia tha se në makinën elektrike ku udhëtonte viktima ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin e Shkodrës. Fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

    Në aksident u përfshinë tre mjete, një kamion dhe dy makina. Në rrethana ende të paqarta, kamioni thuajse shkatërroi plotësisht një autoveturë ku udhëtonin tre persona, si dhe përplasi edhe një tjetër, e cila u përmbys në rrugë.

    Për nxjerrjen e trupit të të ndjerit nga rrënojat e mjetit u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.