Skip to content

Aksident Tragjik! Përmbyset autobusi, 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në kryeqytetin afgan, Kabul, ku një autobus pasagjerësh u përmbys dhe doli nga rruga.

    Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e ngjarjes humbën jetën 25 persona, ndërsa 27 të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi në autostradën Kabul–Ghazni, një nga segmentet më të ngarkuara të vendit.

    Ky është aksidenti i dytë i madh brenda pak ditësh në Afganistan. Vetëm javën e kaluar, në provincën Herat, një tjetër autobus u përplas me një kamion dhe një motoçikletë, duke shkaktuar 79 viktima, mes tyre 17 fëmijë.

    Shumica e udhëtarëve në atë tragjedi ishin migrantë afganë të deportuar nga Irani, të cilët po ktheheshin drejt Kabulit.

    Autoritetet afgane njoftojnë se hetimet për shkaqet e aksidentit të fundit janë në vazhdim, ndërsa rrugët e amortizuara dhe mungesa e sigurisë rrugore mbeten një problem i madh në vend.