Skip to content

Aksident tragjik në Peqin, këta janë dy 23-vjeçarët që humbën jetën

    Një aksident tragjik ndodhi gjatë natës në hyrje të Peqinit, pranë urës së quajtur “Ura e Teqes”. Rreth orës 02:00, makina u përplas dhe doli nga rruga. Si pasojë, humbën jetën dy të rinjtë që po udhëtonin bashkë: drejtuesi i automjetit, Gabriel Luca (24 vjeç), dhe pasagjeri Denis Korbi (24 vjeç), të dy banues në Peqin  .

    Të dy u dërguan menjëherë me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por për fat të keq, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të rënda që kishin marrë  .

    Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të zbuluar arsyet dhe rrethanat e aksidentit  .