Aksident tragjik në Itali! Vdes babai shqiptar i dy fëmijëve të vegjel. Emri

11862
0

Aksident tragjik në Itali. Humb jetën babai shqiptar i dy fëmijëve të mitur.

Edmond Zero 41-vjeçari është identifikuar si viktima e aksidentit.

Sipas raportimeve në mediat italiane, shqiptari u aksidentua rrugës për në punë mëngjesin e djeshëm. Ai po udhëtonte bashkë me një tjetër shqiptar dhe një koleg, teksa furgoni u përplas me një automjet tip “Volkswagen Q5” në rrugën rajonale 439 në komunën e Lajaticos.

42-vjeçari Edmond Zero, i cili banonte në Fornacette në komunën e Calcinaia humbi jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në në automjetin tjetër.

Edmondi, i cili kishte emigruar nga Shqipëria në Itali në kërkim të një jete më të mirë, shkruajnë mediat italiane, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.