Aksident tragjik në Itali me 3 të vdekur dhe 7 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesditës së të dielës në Livorno të Italisë, ku si pasojë e përplasjes së tre automjeteve kanë ndërruar jetë 3 persona, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur në një pikë ku kryhet pagesa për autostradën.

Një makinë e drejtuar nga një shofer gjerman ka shkuar me shpejtësi tejet të lartë dhe ka përplasur dy makinë të tjera që ishin në radhë në pritje për të paguar autostradën.

Si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur dy shtetas gjermanë, që po udhëtonin në makinën që shkaktoi aksidentin, si dhe një italian, i cili ndodhej në një nga makinat e tjera.

Mes 7 të plagosurve janë edhe dy fëmijë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

- Advertisement -

Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan, të rinjtë ikin duke u shtyrë për të shpëtuar (Video)

Janë publikuar të tjera pamje tronditëse nga tragjedia në diskotekën e Koçanit, ku duket tmerri që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve....

Përgjimet e Veliajt në paraburgim/ Lala: Ministrin që ma bëri këtë…s’e fal, për 7 breza do ta shkrij

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, në kuadër...

Ndryshon Kursi i Këmbimit, ja me sa blihet sot Euro dhe Dollari..

Ditën e sotme, më 19 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.7 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.