Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptarja

1366
0

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shtetaseje shqiptare në Itali. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ajo humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Gruaja po kalonte rrugën pranë një një kryqëzimi semaforik, por jashtë vendkalimit të këmbësorëve, bëjnë me dije mediet italiane. Një makinë tip “Polo” e goditi dhe viktima fluturoi disa metra në ajër.

Ajo është identifikuar si Rabie Abeshi, 70 vjeç, banuese prej shumë vitesh në Urbania.

Makina drejtophej nga një 33-vjeçar nga Acqualagna, i cili deklaroi se nuk e kishte parë gruan duke kaluar.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit në dispozicion të organit gjyqësor.