Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motomjet.
Po ashtu bëhet e ditur se nga përplasja ka humbur jetën një 38-vjeçar që ishte drejtuesi i motomjetit, shtetasi Olton Xhambeu, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.