Aksident i rëndë, vdes vajza 8-vjeçare! Plagosen 5 të tjerë

629
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin.

Sipas informacioneve të para mësohet se dy mjete me targa të Gostivarit janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Bishqem në afërsi të Elbansanit.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një vajzë 8-vjeçare, ndërsa 5 persona të tjerë janë plagosur rëndë.Mjeti që po udhëtontë 8-vjeçarja ishte me targa nga Gostivari.

Policia dhe ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.