Skip to content

Aksident i rëndë/ Një i vdekur dhe një i plagosur, dalin emrat

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Mamurras-Laç. Alban Miloti ka ndërruar jetë dhe Elvis Doçi ka mbetur i plagosur nga ky aksident. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjorem.

    Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës. I plagosuri është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

    Policia lokale informon se ‘mjeti tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga rreth orës 05:50, duke përfunduar i përmbysur në një tokë bujqësore.

    Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor’.

    Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor në vendin e ngjarjes pritet të bëjë zbardhjen e rrethanave.