Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”.
Si pasojë e aksidentit një 23-vjeçare ka ndërruar jetë.
Policia njofton se “rreth orës 00:00, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.