Aksident i rëndë në Itali, treni përplas dy adoleshentët, njëri prej tyre shqiptar (EMRAT)

131
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin e Lombardisë, Itali. Dy të rinj janë përplasur për vdekje nga një tren, teksa kanë tentuar të kalojnë në shina.

Mediet italiane shkruajnë se dy të rinjtë ishin të moshës 15 dhe 17 vjeç. Bëhet fjalë për dy studentë, Meriton Ajeti, 15-vjeç, i lindur në Kosovë dhe banues në Sondrio, ku ka studiuar Kontabilitet dhe Manuel Gabriel Tejada Reyes, 17-vjeçari me origjinë argjentinase dhe po ashtu banues në Sondrio.

Ata nuk kanë shfrytëzuar nënkalimin si shokët e tyre, por kanë kaluar shinat, duke humbur jetën si pasojë e përplasjes bga treni. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia, ambulnca dhe zjarrfikësja, por fatkeqëisht adoleshentët nuk kanë mundur që të mbijetojnë.