Aksident i rëndë në Itali/ Makina kalon me të kuq dhe përplas shtatë persona, humbin jetën dy vajza, tre të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Lido di Camaiore të Italisë, ku një automjet përplasi shtatë persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Personat e tjerë të plagosur së bashku me drejtuesen e mjetit, një 44 vjeçare braziliane, u dërguan në spital.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë ndërsa dy viktimat janë dy vajza të reja gjermane. Sipas raportimeve, 44 vjeçarja ka kaluar semaforin dy herë me të kuqe. Në kryqëzimin e parë, goditi dy vajzat gjermane ndërsa në kryqëzimin e dytë goditi këmbësorët e tjerë, mes tyre një grua 60 vjeçare. Më pas automjeti ndaloi pasi goditi dy makina të tjera. Drejtuesja e makinës u dërgua në spital për t’iu nënshtruar analizave toksikologjike.

- Advertisement -

Tronditet Franca! Arrestohen gjyshërit dhe dajat 2 vjet pas vdekjes së vogëlushit, ja cfarë u zbulua

Kanë marrë një kthesë dramatike hetimet për historinë e vogëlushit Emile Soleil, djalit dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet një tjetër shtet..

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter goditi Zelandën e Re. Tërmeti u regjistrua në orën 14:43 me orën lokale. Sipas...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot Euro dhe Dollari

Sot, më 25 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë. Franga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.