Aksident i rende me dy viktima në autostraden Tiranë-Durrës

68
0

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin tragjik, të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën këtë mëngjes.

26-vjeçarja ishte në mjet së bashku me një vajzë tjetër, e cila gjithashtu nuk arriti të mbijetojë dhe drejtuesin e mjetit, shtetasin Arbër Tivari.

Të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës, ndërsa dyshohet se shpejtësia e lartë me të ciln po lëviznin, është bërë shkak për aksidentin. Shofferi Tivari ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma, aty ku i është komunikuar edhe masa e arrestit.