Skip to content

Aksident i dhimbshëm në Tiranë, humb jetën një djalë i ri. Emri

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mesditë në Unazën Lindore të kryeqytetit. Rreth orës 12:00, shtetasi Lorenc Kaci, rreth 26 vjeç, duke lëvizur me motomjet në rrugën drejt Paskuqanit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

    Sipas të dhënave paraprake të Policisë, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

    Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur të marrë ndihmë mjekësore.

    Përplasja ka rezultuar fatale dhe i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.