Prej disa ditësh nëpër portale ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, është në një lidhje të re me një personazh të njohur për showbizin shqiptar.

Burime pranë çiftit kanë treguar se Arbana dhe regjisori i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduard Grishajn prej kohësh po përjetojnë një romancë. Mirëpo, lidhur me këto lajme as moderatorja as regjisori nuk kanë reaguar.

Megjithatë, ditën e sotme mikesha e ngushtë e Arbanës, moderatorja Xhemi Shehu ka thyer heshtjen dhe nëpërmjet një postimi ka dhënë një përgjigje për gjithë aludimet që po qarkullojnë.
Pranë fotos ku shfaqet Arbana e buzëqeshur duke mbajtur telefonin në dorë, Xhemi ka shkruar: “Ne bëjmë një gjë që quhet ajo çfarë duam”, ose thënë ndryshe “çfarë na do qejfi”.