Ajka e Besit dhe Xhensilës mbushet me dhurata..

826
0

Javën e shkuar këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë vajzën e saj të parë, dhe çifti i famshëm zbuloi se e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Ajka.

Xhensila s’ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale, duke qenë se mëmësia po e mban shumë të zënë. Ndërsa aktori Bes Kallaku ka ndarë pak ditë më parë ndjesitë e para e të qenit baba, ku me humor i tha fansave se kërkonte gjumë me qera.