HomeInteresanteTurizem & Udhetime“Air Albania” vjen...

“Air Albania” vjen me surpriza të këndshme, ja në cilën datë nisin fluturimet dhe në cilat qytete mund të udhëtoni me bileta ekonomike nga Tirana

“Air Albania”, kompania shqiptare e fluturimeve, pritet të fillojë transportin e pasagjerëve nga Tirana drejt destinacioneve kryesore në Europë në fund të muajit Qershor.

Edhe pse stafi drejtues i “Air Albania”, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare, janë duke finalizuar përgatitjet e fundit përpara se avionët të nisin fluturimin, Tv Klan ka mësuar se fillimisht, “Air Albania” do të fluturojë drejtë Romës, Stambollit dhe Londrës, për t’u pasuar nga një program akoma më i plotë, kryesisht me destinacion kryeqytetet europiane më të kërkuara nga pasagjerët.

Brukseli, Athina, Milano, Mynihu, Barcelona e shumë destinacione të tjera nuk do të vonojnë të jenë pjesë e fluturimeve të “Air Albania”.

Por surpriza do të vijë në muajt e fundit të vitit, kur avionët transoqeanikë të lidhin me një fluturim të drejtpërdrejtë Tiranën me Nju Jorkun.

Filozofia e “Air Albania” është kombinimi i biletave ekonomike me çmimet tejet konkurruese në treg, me klasin e biznesit që pritet të jetë i standardeve tepër të larta.

Në të gjitha fluturimet e “Air Albania”, pavarësisht klasit të biletës, do të ofrohet falas ushqimi i ngrohtë dhe nuk do të mungojnë pije freskuese apo alkoolike.

Teksa ekuipazhi i shërbimit të Air Albania është duke u trajnuar, burime nga kompania japin detaje edhe për flotën e avionëve, të cilët do të gjithnjë “Airbus 320” për fluturimet brenda Europës dhe “Airbus 330” për fluturimet drejt Amerikës.

E ndërsa mosha e avionëve që fluturojnë sot nga Shqipëria është 18.5 vjeçarë, avionët e “Air Albania” do të jenë të gjithë jo më shumë se 10-vjeçarë duke e bërë kompaninë e fluturimit shqiptar jo vetëm më modernen në Ballkan, por edhe me një nga flotat më të reja në Europë./Tv Klan/

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.