Aida Shtino rikthehet në ekran me një emision të ri, ja ku do ta ndiqni

885
0

Aida Shtino eshte një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun, që nga periudha kur prezantonte emisionin “Njerëz të humbur”.

Larg ekranit prej vitesh, ajo ka vendour të rikthehet sërish me një emision të titulluar “Identiteti”.

Ky emision do të ketë në themel kërkimin e identitetit shqiptar të humbur ndër shekuj, zbulimin e historive të patreguara shqiptare dhe jo vetëm, gjithçka që është mbajtur e fshehur pergjate viteve, por që përbën historinë dhe identitetin e kombit tonë, pesonazhe të shquar shqiptare dhe dritë-hijet e tyre.

Histori shqiptare të patreguara më parë që kanë ngelur mister ndër vite, histori dhe enigma që ekzistojne sot në botë, por edhe në Shqiperi për të cilat është folur pak ose aspak, vende, kala, kështjella, kisha të cilat ruajnë një mister, do jenë në fokus të emisionit të Aida Shtinos.

Emisioni i saj do të transmetohet çdo të premte në orën 20:30 në televizionin Fax News.