“Ai mbylli një vajzë në dhomë, e detyroi të…”/ Studentja rrëfen ngacmimet e pedagogut: Çfarë ke nën fustan?

164
0
xr:d:DAFltryer1M:71,j:6204133125716758493,t:24041212

Në emisionin “Top Story” në Top Channel është diskutuar për pezullimin e pedagogut nga Prishtina, Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet nga 27 studente për ngacmim seksual.

Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht protestoi para rektoratit të Universitetit. Aktivistët kërkuan shkarkimin e pedagogut, duke cituar fjalët, që sipas tyre ka thënë profesori “Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur të duash të bëj masazh”.

Në lidhje në “Skype” në emision kanë qenë dy studente të cilat janë pjesë e Lëvizjes Feministe Studentore, ku njëra prej tyre tregoi edhe disa nga ngacmimet që pedagogu ka bërë me studentet.

Pjesë nga biseda:

Blenda: Ne si lëvizje nuk jemi pjesë e studenteve denoncuese. Studentet denoncuese janë 27 të cilat studiojnë në departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Feministe Studentore janë të fakulteteve të ndryshme, por gjatë protestave janë bashkuar dhe studentet denoncuese. Nga 27 studente disa prej tyre kanë ndarë përvojat e tyre dhe disa të tjera janë dëshmitare që kanë qenë prezentë gjatë kohës kur kanë ndodhur këto forma të  ndryshme të ngacmimit seksual nga i njëjti profesor dhe në hapësira të ndryshme. Janë katër vajza që kanë ndarë përvojat e tyre personale.  Duke nisur prej pamjes së tyre, ngjyrës së buzëve, i ka pyetur edhe se “çfarë kanë nën fustan”.

Grida Duma: Si i ka pyetur çfarë ka nën fustan?

Blenda: Pyetja literalisht ka qenë “çfarë ki ndër fund”? Kjo është një prej pyetjeve që një prej vajzave denoncuese e ka deklaruar, që profesor i ka pyetur studentet se çfarë ke nën fustan. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Etikës profesori nuk e ka mohuar. Ai ka thënë se i ka pyetur studentet se çfarë kanë nën fund sepse gjatë verës po i shkruajnë detyrat e matematikës në këmbë dhe kjo i jep të drejtën atij për t’i pyetur se çfarë ke nën fustan. Një prej rasteve të vajzave denoncuese që ka ndarë përvojën e saj në ankesën e shkruar. Profesori qëllimshëm e ka rrëzuar prej provimit për 0.5 pikë dhe e ka detyruar që të shkonte në konsultime që i ka mbajtur me derë të mbyllur.

Grida Duma: Dhe çfarë ka ndodhur në këto konsultime?

Blenda: Të gjitha vajzat që kanë nënshkruar peticionin kanë thënë se konsultimet i ka mbajtur me derë të mbyllur dhe konsultimet i ka mbajtur vetëm me një studente brenda në zyrë me derë të mbyllur dhe një prej vajzave ka tentuar ta përqafojë pa dëshirën e saj dhe i ka ofruar për t’i bërë masazh. Ai së pari i ka ofruar masazh, i ka thënë që unë jam i drejtë në vlerësim, por edhe këtu jam i drejtë dhe kur të duash të bëj masazh dhe të njëjtën gjë ia ka demonstruar me duart. /Top Channel/