Ai ka rrogë më të mirë se sa kryeministri shqiptar, nuk do e besoni për kë bëhet fjalë

504
0

Shume nuk e dine se cfare pune konkretisht ben Olti Curri, edhe pse njihet si një prej opinionistëve të showbizit, që i thotë gjërat hapur dhe pa dorashka.

Ditën e sotme Olti ka bërë një intervistë me ndjekësit në Instastory, ku i ka njoftuar të gjithë që t`i dërgojnë pyetjet me mesazh dhe ai do t`iu përgjigjet. Pyetja e parë që i është drejtuar është: “Sa e ke rrogën?”

Ai është shprehur se është një pyetje e sikletshme, megjithatë nuk ka hezituar t`i përgjigjet. Olti ka treguar se ai paguhet nga reklamat, që bën në Instagram dhe Facebook dhe në muaj i shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë.

Me një llogari të thjeshtë, paga zyrtare e kryeministrit është 2 milionë e 280 mijë lekë, ndërsa ajo e Oltit i bie të jetë diku te 4 milionë e gjysmë. Jo keq apo jo?