“Ai i kërkoi 1.5 mln lekë”, babai i 31 vjecarit të vrarë tregon pse ndodhi sherri me pronarin: do i këtë kërkuar djali lekët dhe..

592
0

Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, që u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka reaguar për ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë për Euronews, Shyqyri Nevruzi ka treguar se Eraldo nuk njihej më parë me pronarin Gerald Shehu dhe as me dy kolegët Daniel Qose dhe David Larti, që ndihmuan autorin për të fshehur trupin e pajetë.

Ai tha se djali i tij mund të jetë konfliktuar me pronarin për rrogën pasi në Dhërmi kishte shkuar për të punuar në një bar, por pronarja e hotelit i ishte lutur për të punuar edhe si recepsionist.

Sipas tij, djali Eraldi nuk kishte konflikte me njerëz dhe ishte tejet i logjikshëm.

“Djali ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë”.

Duke treguar se ngjarjen e rëndë e ka marrë vesh nga televizori, babai i 31-vjeçarit tha se djali i tij ka patur ‘detyrim paraqitje’ pasi ishte kapur me kanabis pak kohë më parë. Por për ngjarjen ai thotë se mund të jetë bërë shkak një konflikt i çastit.

“Nga televizori, aty e morëm vesh. Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë. Mendoj për ngjarjen mund te jete bere shkak nje konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj. Ai ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz”.