Agron Llakaj do të marrë drejtimin e “Portokalli”, pas largimit te regjisorit Altin Basha?

682
0

10 vite më parë bëri bujë largimi i drejtuesit Agron Llakajt nga “Portokallia”, ku prej vitesh moderonte dhe aktronte në role që edhe sot kujtohen me nostalgji nga publiku.

Megjithatë duket se pas 10 vitesh, ai ka vendosur të rikthehet në spektaklin më të vjetër të humorit në Shqipëri. Burime brenda “Top Channel”, bëjnë të ditur për “Who” se Llakaj po negocion me ftesë të drejtuesit Ben Blushi për të marrë sërish timonin e “Portokalli”, pas lajmeve se regjisori Altin Basha do të largohet me një format tjetër në “Abc News.

Basha pak kohë më parë i mohoi zërat për largim, por thashethemet se ai do të ikë nga “Top Channel”, ende vazhdojnë.

Tre vite më parë Agron Llakaj i ftuar në “Xing me Ermalin”, për arsyet e largimit të tij nga “Portokalli”, u shpreh:  “Unë ofrova diçka për ndryshim, por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizë majtas apo djathtas”.

Prej disa kohësh qarkullon në mediat online lajmi i largimit të emisionit të humorit “Portokalli” nga televizioni Top-Channel. Altin Basha ka hedhur poshtë zërat e një lëvizje të mundshme nga Top-Channel. Ai thekson se ofertat nga televizionet e ndryshme nuk kanë munguar, madje ato janë të përvitshme.

Por ai ka sqaruar se aktualisht, trupa e “Portokallisë” është në punë dhe po përgatitet bashkë me aktorët në skenë. Zërat sipas Altin Bashës kanë nisur pas një interviste që ka dhënë në Abc News, dhe ku është parë në parkingun e këtij televizioni.

Regjisori, Basha foli edhe për çështjen e shumë debatuar të Teatrit Kombëtar, teksa u shpreh se godina që ishte, edhe po të ndërtohet nga e para po në atë formë, do të jetë një efektive dhe jo e përshtatshme për Teatrin Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.