Afrohen stuhi të fuqishme dhe rrebeshe shiu, beni kujdes gjate ketyre diteve..

914
0

Në Shqipëri dhe rajon diten e sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shtresave të larta. Do të jetë edhe një ditë mjaft e nxehtë, me temperatura mbi 30 gradë Celsius.

Të premtën do të fillojë ndryshimi i kushteve të motit. Në Mal të Zi dhe veri-veriperëndin të Shqipërisë priten rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera priten intervale të gjata kohore me diell dhe në ndonjë rajon priten zhvillime të izoluara të ndonjë stuhie të izoluar. Do të vazhdojë të jetë nxehtë, përveç në zonat e rrebesheve të shiut ku priten ulje të temperaturave.

Të shtunën në Shqipëri priten rrebeshe dhe stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë që nga veriu deri në jug. Në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore do të ketë zhvillime të karakterit lokal, por vende-vende mund të rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu të cilat nuk pritet të zgjasin shumë./MeteoBallkan