“Aeroporti i Tiranës flet italisht”/ Canale 5 promovon Shqipërinë: Italianët largohen nga çmimet e shtrenjta

590
0

Televizioni Italian Canale 5, ka transmetuar së fundmi një kronikë, ku flitet për bumin turistik të Shqipërisë dhe krahason vendin tone me Italinë.

Në fokus të kronikës ishin çmimet e ulëta, të cilat në krahasim me Italinë, të ofrojnë pushime shumë më pak të kushtueshme.

“Aeroporti i Tiranës flet italisht. Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të shumtë turistët që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet duke u larguar nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë. Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021.”- nis kronika në televizionin Canale 5.

Qytetarë të ndryshëm Italianë janë shprehur në mënyra të ndryshme në lidhje me çmimet e lira në vendin tonë:

“Avioni, shtëpia dhe makina vetëm 150 euro. Bregdeti i Durrësit ka një linjë të gjatë plazhi ku një çadër jepet me një çmim të leverdisshëm.”

“5 euro një çadër dhe 2 shezlonge”

“Pra këtu 5 euro një çadër dhe 2 shezlonge!”

“Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021.”

“Fillova të sjellë edhe familjen dhe miqtë e mi, tani ata po vijnë vetë edhe pa mua.”

“E vlerësoj shumë vendin këtu. Me shumë mundësi do të kthehem edhe vitin tjetër.”