Aeroporti i Rinasit bën thirrjen e rëndësishme pas sulmit kibernetik

450
0

Për shkak të sulmit kibernetik, i cili bllokoi sistemin e regjistrimeve të hyrje- daljeve në vendin tonë, aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim për të gjithë pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë gjatë këtyre ditëve.

Në njoftim, stafi i aeroportit shprehet se fluturimet vijojnë normalisht, por u kërkohet qytetarëve të paraqiten dy orë e gjysmë para fluturimit.

Njoftimi nga Aeroporti:

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim.