Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm: Të gjithë ata që duan të shkojnë në Francë duhet të kenë…

170
0

Të gjithë ata persona të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt Francës duhet të kenë më vete pasaportën e vaksinimit, testin e PCR dhe një vërtetim ku tregon se e kanë kaluar koronavirusin gjatë 6 muajve të fundit.

Këtë njoftim e ka bërë me dije vetë Tirana International Airoport të cilët shtojnë se ata persona të cilët ende nuk janë vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Francës vetëm për arsye të rëndësishme, ndërsa fëmijët deri në 12 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës

Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës duhet të jenë të pajisur me:

1. Pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Përsonat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejtë Francës vetëm për arsye të rëndësishme.

Fëmijët deri në 12 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.