Aeroporti i Rinasit ben njoftimin e rendesishe per udhetimet drejt Italise

780
0

Diten e sotme aeroporti i Rinasit ka njoftuar qytetaret shqiptare per rregullat e reja ne udhetimet drejt italise. Ashu sic ju kemi njoftuar dhe me heret ne portalin shqiptari.net, qeveria italiane ka vendosur masa te reja per qytetaret qe vijne nga Shqiperia.

Njoftimi i plote:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Itali

Sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, nga nesër 22 Prill 2021 deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.

Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të çertifikuara për këtë test.

Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ. Për më tej vizitoni ju lutem https://ambtirana.esteri.it/…/avviso-importante-regole…

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, të përcaktuara nga vendet pritëse.⠀⠀Ju faleminderit për bashkëpunimin.⠀⠀Tirana International Airport