Skip to content

Adriatik Lapaj rrezikon mandatin e deputetit? Daja i Shabanit kërkesë në KQZ: S’mbaj mend të kem firmosur

    Duket se mandati i Adriatik Lapajt, i fituar nën siglën e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, po vihet në rrezik.

    ‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje’ kishin një marrëveshje parazgjedhore, sipas të cilës lista e mbyllur do të bëhej ‘nul’, ku të gjithë kandidatët e kësaj liste do të jepnin dorëheqjen.

    Kjo do të bënte që mandatet do të merreshin nga ata që merrnin më shumë vota në listat e hapura.

    Por duket se kjo dakordësi mund të mos zbatohet, shkruan A2 CNN. Kjo pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni, ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëhqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.

    Adriatik Lapaj rrezikon mandatin në Tiranë? Daja i Shabanit

    Kordhoni shprehet se nuk mban mend të ketë firmosur ndonjë dokument të tillë dhe kërkon të verifikojë përmbajtjen e tij, shkruan A2 CNN.

    Burime pranë koalicionit bëjnë me dije se Zeqir Kordhoni nuk është thjesht një emër në listë, por ai është familjar i afërt i Endri Shabanit, konkretisht daja i tij.

    Ky fakt shton më tej kompleksitetin e situatës dhe nxit pyetje mbi marrëdhëniet brenda koalicionit dhe qëndrueshmërinë e marrëveshjeve të bëra para zgjedhjeve. (A2 Televizion)