Skip to content

Adriatik Lapaj habit me deklaraten: Ja kush është organizatori i vertete i protestave

    Avokati dhe aktivisti, Adriatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” për protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Lapaj tha se organizuesi i protestave kundër rritjes së çmimeve është Këshilli i Ministrive, duke shpjeguar se ai e sheh kështu situatën sepse Kryeministri po nxjerr një teori: “luftë pandemia, luftë në Ukrainë, luftë andej, luftë këtej.

    Adriatik Lapaj: Është e rëndësishme që të kuptohet se organizuesi i kësaj proteste është Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë…

    Blendi Fevziu: Si Këshilli i Ministrave?

    Adriatik Lapaj: Ja, ta them unë. Dhe ata, të cilët duan të pasurohen në kurriz të të pamundurve të këtij vendi. Pse është Këshilli i Ministrave? Është Këshilli i Ministrave sepse Kryeministri po nxjerr një teori “luftë pandemia, luftë në Ukrainë, luftë andej, luftë këtej”.

    Blendi Fevziu: Kjo është një krizë botërore për të qenë të vërtetë.

    Adriatik Lapaj: Tani, jemi në luftë…

    Blendi Fevziu: Jo, nuk jemi në luftë, jemi në prapavijë të luftës.

    Adriatik Lapaj: Atëherë jemi në një situatë lufte psikologjike, të gjithë sakrifikojmë për të ia dalë.