‘Addio Kledi Kadiu’! ‘Çmenden’ portalet italiane, japin lajmin e rëndë per balerin shqiptar

1278
0

“Kledi Kadiu ka vdekur!”

Ky është lajmi që kanë shpërndarë mediat italiane për balerinin e njohur shqiptar Kledi Kadiu.

Thuajse të gjithë portalet e mediave online kanë raportuar se balerini i njohur i “Amici”, ka ndërruar jetë dhe nuk dihen shkaqet se pse kjo gjë ka ndodhur.

“Balerini i ‘Amici’-t ka ndërruar jetë, nuk do ta shohim më kurrë, por çfarë ndodhi?

Si mund ta harrojmë Kledin, balerinin shqiptar që bëri miliona njerëz të ëndërrojnë që në momentin që shkeli në shkollën e ‘Amicit’. Në fakt, balerini mori pjesë në një nga edicionet e para të talent show-t, i cili u transmetua 20 vjet më parë.”- shkruan një nga mediat, e cila ka transmetuar lajmin që balerini Kadiu ka vdekur.

Ndërkohë që në artikujt e shpërndarë kanë publikuar gjithashtu një histori për gjithë karrierën e tij si balerin dhe arritjet gjatë jetës profesionale.

etë kërcimtari shqiptar u detyrua ta mohonte publikisht lajmin duke bërë me dije se të gjithën e bëjnë për klikime dhe se ai është mirë. 

“Këtu më shkruajnë që u largova… Nuk e kuptoj ku! A kam vdekur? Jo. U largova nga Italia?,“-shkruan ai me ironi për një nga titujt e shumtë që qarkullojnë në internet. Kledi tha gjithashtu se miq dhe të njohur të alarmuar filluan ta telefonojnë për t’u siguruar që ai ishte mirë.

“Mirëdita të gjithëve, po e shkruaj këtë histori për të qetësuar të gjithë njerëzit dhe miqtë që po më shkruajnë për shkak të disa artikujve që kanë dalë që nga mbrëmja. Tituj jo të bukur. Sigurisht që çdo gjë bëhet për një klikim shtesë por është vërtet e trishtueshme, por jam mirë,”-shtoi ai.