Skip to content

Açka ngre alarmin: Socialistët janë besnikë brenda orës 12 kanë mbaruar punë, elektorati gri po fle – rrezik i madh për zgjedhjet!

    Deputetja Flutura Açka duke folur përballë moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se ditën e sotme është mjaft e rëndësishme ruajtja e qetësisë si dhe ftesa që shqiptarët të votojnë masivisht. Ajo tha se shqiptarët po bëhen më evropian duke voutar dhe duke e shprehur vullnetin në kutitë e votimit duke ndeshkuar atë që nuk ka dhënë llogari, duke ndëshkuar të korruptuarin dhe të duke votuar për njëriun që duan në parlament.

    Sipas Açkës kjo fushatë ka qenë mjaft e qetë dhe se shpreson që kjo të pasqyrohet edhe përgjatë ditës së sotme.

    Pjesë nga biseda:

    Açka: Kjo fushatë duket se ka qenë më e qetë, ose ka ndodnjë gjë nën nën shtresë, ose partitë politike kanë kuptuar se nuk mund të sillen më si joeuropianë. Pjesa e lidershpit qqë ka qenë në listë të mbyllur nuk ka qenë dhe shumë aktive, pasi qytetarët kërkojnë se ti ku je, kur ti nuk ke mudësi t’i thuash ku je, është një lloj turpërimi të shqiptarëve.

    Borakaj: Mendon se do të jetë pjesmarrje e lartë apo e ulët?

    Açka: Nuk di të them, pasi shqiprtarët janë bërë europianë. Megjithatë socialistët vijojnë të jenë besnikë dhe brenda orës 11-12 do të kenë mbaruar. Rëndësi ka të votojë elektorati gri. Nëse nuk zgjojmë elektoratin gri, ka një problem shumë të madh me zgjedhjet.

    Borakaj: Janë mbi 2 mijë kandidatë, arrijnë ta zgjojnë elektoratin gri?

    Açka: Ne nuk i kemi parë të 2 miijë me thënë të drejtën. Më duket pak e tepruar, se përderisa Shqipëria paska 2 mijë për 140 njerëz për të përfaqësuar, unë mendoj se qenkemi fantastikë, por a mos është ky njëlloj popullizmi.