Acar arktik ka mbërthyer veriun e Europës po në Shqipëri? Meteorologu zbulon si pritet moti këtë javë

2059
0

Acari arktik që ka mbërthyer veriun e Europës nuk do të prekë Shqipërinë pasi intervale me kthjellime pritet të na shoqërojnë gjatë kësaj jave. Sinoptikani Hakil Osmani thotë se pritet që të kemi mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit.

Përjashtim do të bëjë vetëm dita e martë që pritet të sjellë reshje të pakëta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonat malore. Megjithatë, kjo do të sjellë një situatë e përkohshme pasi reshjet do ja lënë vendin diellit të paktën deri ditën e enjte.

Hakil Osmani: Territori shqiptar, të paktën gjatë kësaj jave parashikohet që të ketë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, kryesisht në zonat perëndimore dhe në zonat jugore, ndërsa në zonat veriore pritet të kemi vranësira të shpeshta.

Vranësirat pritet që të bëhen më të dukshme ditën e martë duke bërë që të kemi prezente momente me reshje të izoluara shiu, kryesisht në veri-perëndim të territorit shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës dhe më pas gjatë mesditës dhe pasdites do të kemi vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të kemi momente të pakëta me reshje të izoluara në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqjen e reshjeve të dëborës, por që do të jenë në sasira të pakëta.

Mbeten disi prezente gjatë ditës së mërkurë reshjet e pakëta dhe të izoluara dhe më pas duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së mërkurë dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit të paktën deri në ditën e premte ku sërish ka sinjale të sjellë vranësira të shpeshta, të kemi sërish reshje shiu, kryesisht në Ultësirën Perëndimore dhe në një pjesë të zonës malore ka sinjale të kemi rikthim të reshjeve të dëborës.

Përsa i përket temperaturave do të kemi rritje të tyre graduale duke filluar nga dita e martë dhe në vijim si në orët e para të mëngjesit, duke bërë që deri ditën e premte, vlerat minimale në qytetet e zonave malore të ngjiten në 1 apo 2 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore në orët e para të mëngjesit do i kemi nga 4 dhe shumë pranë vlerave 11 gradë Celsius në vijën bregdetare.

Ndërkohë gjatë orëve të mesditës, temperaturat maksimale do të jenë rreth vlerës 18 gradë Celsius deri ditën e enjte. Të premten pritet të kemi një rënie me 2 apo 3 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave, do të kemi vlera 3 gradë më të larta se sa periudha në të cilën ndodhemi.