Është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe fansat e tij janë vërtetë të shumtë.
Këngëtari dhe moderatori, Ardit Gjebrea, prej shumë vitesh mban të mbërthyer para ekranit mijëra shqiptarë, e kjo me programacionin që drejton në “Klan”.
Në këto takime të përjavshme e për kaq vite, ai herë pas here ndan me teleshikuesit dhe publikun në sallë edhe detaje nga jeta e tij e ajo familjare. Një detaj që të gjithë e dinë, është dashuria që ai ka për ushqimin e veçanërisht për ëmbëlsirat.
Por prej kohësh ai mban një regjim të mirë ushqimor, duke mos e tepruar, për të qenë i shëndetshme dhe në formë.
Por në këtë prag krishtlindjesh duket se nuk i ka rezistuar tundimit për të ngrënë ëmbëlsirën aq të dashur dhe karakteristike për këtë sezon, panetonen.
Gjebrea ka postuar vetë një foto në Instagram ku tregon se ka ngrënë më shumë se gjysmën e saj, duke abuzuar kështu me “dietën” e tij.