Absurde! Shlyen dënimin në Itali, por shikoni cfarë i ndodh më pas

154
0

Rasti që trajtohet në këtë pjesë të emisionit Stop ka të bëjë me të drejtën kushtetuese të gjësë së gjykuar. Profesori i të drejtës penale Andi Duro, ish-prokurori dhe avokati Eugen Beci, avokati Saimir Visha dhe avokati Arben Llangozi, shpjegojnë këtë parim duke theksuar se askush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën ngjarje.

Rasti konkret ka të bëjë me të riun Gjergj Zefi, emigrant në Itali, i cili në vitin 2017 u dënua nga drejtësia italiane me 8 muaj arrest shtëpie. Në vitin 2017, Gjergj Zefi dhe vëllai i tij nuk i ndaluan policisë rrugore në Itali dhe u vunë në ndjekje nga policia. Kur u ndaluan, nuk u gjet asgjë në makinë, por autoritetet dyshuan se një sasi kokaine e hedhur në rrugë, mund të kishte qenë e vëllezërve Zefi.

Për këtë arsye, ata u vunë në përgjim dhe u njoftuan autoritetet shqiptare, ku u regjistrua edhe këtu një procedim për vëllezërit Zefi. Por ndryshe nga Italia, në Shqipëri procedimi u regjistrua si grup i strukturuar dhe çështjen e mori SPAK.

Avokati italian i vëllezërve Zefi kërkon që i riu të lirohet, sepse po bën burg, kot për të njejtën vepër që e ka shlyer në Itali. Gjatë një udhëtimi në Spanjë, Gjergj Zefi ekstradohet për llogari të SPAK dhe burgoset në Shqipëri, ku ka 11 muaj në burg për të njëjtën ngjarje, për të cilën është dënuar në Itali.