“A të qaj 5 minuta?” Ja çfarë ndodhi sot me Rean gjatë emisionit “Ftesë në 5” (Video)

Rea Sefa është vogëlushja më e famshme e momentit dhe pas famës së saj qëndron videoja më virale e rrjeteve sociale “A të qaj 5 minuta”.

Me siguri të gjithë e keni parë videon e xhiruar nga e ëma e Reas, në të cilën ajo shfaqet duke parë një film vizatimor dhe në një moment i kërkon të ëmës leje për të qarë 5 minuta.

Por, përtej pak informacioneve që qarkullojnë në rrjetet sociale, moderatorja dhe autorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, zbuloi shumë më shumë për vogëlushen, gjatë një bisede të sinqertë me të dhe të ëmën.

Rea e përballoi kameran si një profesioniste e vërtetë, foli për filmat vizatimorë që i sheh më shpesh, numëroi, recitoi vjersha, madje edhe këndoi me shumë kënaqësi.

Një fëmijë i shkathët, që u “vërtit” gjatë gjithë kohës në studio, me plot imagjinatë dhe me premisa për të qenë një nga figurat e ardhshme të ekranit./Top Channel

- Advertisement -

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.