A mbijeton koronavirusi në ujërat e kripura? Ja cfare thote studimi i fundit francez

695
0

Sipas nje studimi te kryer nga studiuesit e ”Ifremer”, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin mesohet se Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit.

Studiuesit thane se ”Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”.

Për të arritur në përfundimet e tyre, ata studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.

Ndër 21 molusqet e marre ne analize, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit dhe poashtu në asnjë mostër deti nuk u mundësua prania e virusit.

“Edhe nëse nuk mund të flasim me siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të koronavirus i zbuluar nga studimi ynë është një lajm mjaft i mirë”, treguan studiuesit.