A ka hyrë varianti i ri i Covid në Shqipëri ? Bino tregon qytetin ku janë hasur 2 raste: Ka shenja që..

2146
0

Qytetarët në çdo vend të botës thuajse nuk kanë hall nëse infektohen nga covid, por vëmendja është kthyer tek varianti i ri i koronavirusit.

Shefja e ISHP-së, Silva Bino është pyetur nëse ndonjë nga variantet e rinj ka hyrë në Shqipëri apo ende jo.

Doktoresha ka thënë se ka pasur 2 raste në Elbasan, parë dhe nga analizat e PCR, por ende nuk dihet se cili variant i virusit është ky.

“Varet si është interpretuar, sepse për shembull në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër. Po ju them që ka pasur dy raste në Elbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri”, tha Bino.