A i ndalohen Sali Berishës vizitat në SHBA? Departamenti i Shtetit tregon listën me emrat

818
0

A i ndalohet vizita në SHBA ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha? Kjo akuzë e rëndë u bë nga kryeministri Edi Rama.

Që nga dita kur kam lënë detyrën time, nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit. Nuk më është refuzuar asnjë vizë“, tha mbrëmë Berisha.

Pavarësisht mohimit të Berishës, misteri mbetet duke qenë se lajmi u dha publikisht nga dikush, të cilit informacioni nuk i mungon: kryeministri i vendit.

Për të mësuar të vërtetën, “Gazeta Shqiptare” ju drejtua ambasadës amerikane në Tirane duke marrë përgjigjen standarde: Nuk diskutojmë raste specifike vizash. Pas kësaj, “GSH” i dërgoi një kërkesë për informacion Departamentit të Shtetit.

Në përgjigjen drejtuar kryeredaktorit Erl Murati, zyra e çështjeve publike në DASH u përgjigj:
Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:

https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore në DASH.