A e ndihmoi Shqipëria Greqinë? Mësojeni të vërtetën dhe ..

506
0

Prej 24 orësh, Greqia është përfshirë nga zjarret dhe po përjeton tragjedi njerëzore e dëme të shumta pasurore, me rrezik që po shtohet për zonat e banuara dhe turistike, duke kërkuaur ndihmë nga vendet fqinje, sidomos nga shtetet anëtare të NATO-s.

Burime të “PAMFLETI”, konfirmojnë se Greqia ka kërkuar ndihmë dhe nga Shqipëria, si vend fqinj e si vend anëtar i NATO-s, por qeveria shqiptare po hesht, mbasi sipas informacioneve nga drejtoria e Emergjencave civile, nuk ka asnjë mundësi logjistike, për ta ndihmuar, përvec disa auto-zjarrfikëseve, që duan 10 ditë të shkojnë në destinacion dhe 60% të punonjësve me moshë 45-60 vjeçar, të cilët vuajnë nga tensioni, diabeti e sponliatroza, aq sa nuk shuajnë dot as zjarret në shtëpitë e tyre.

Është turp për Shqipërinë, si vend anëtar i NATO dhe ëndërrimtar, për t’u bërë anëtarë i BE, që të mos ketë shërbim zjarrfikës, jo modern siç e kanë vendet e tjera, por minimalisht të kompletuar, të paktën sa për të përballuar zjarret që i bien brenda territorit të vetë.

Kujtojmë që çdo vit e sidomos vitin e kaluar, kur 70% e zonave pyjore e kullosore të Shqipërisë, u përfshinë nga flakët dhe shteti nuk i shuante dot, mbasi nuk kishte as automjete malore e ajrore, për hedhje uji, duke luftuar me kova e degë pemësh, aq sa u detyrua të kërkonte ndihmë nga Greqia, për automjete e trupa terreni malor dhe avion zjarrfikës!

Mirëpo, Shqipëria, sot nuk po ndihmon dot Greqinë, për mungesë totale logjistike, mbasi shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, i “ka rënë zjarri” dhe është katandisur në atë “farë derexheje”, sa 23 bashki nuk kanë fare stacione zjarrfikës, 31 bashki kanë vetëm nga 1-2 auto-zjarrfikëse dhe nga 5-6 policë e shefa, me moshë “dominoxhinj” që janë punësuar si militantë e familjarë të shetarëve, për vite pensioni në polici.

Ndërsa 12 bashki (qendrat e prefekturave), të cilat kanë stacione dhe efektiva të kompletuara në numër, nuk kanë logjistikën e plotë e të avancuar (ka autozjarrfikëse të vitve 1960-1970), madje në disa bashki nuk ka as stacion linjë e pompimi uji, për të furnizuar auto-zjarrfikëset, mbasi uji është me orare!

Gjendja vazhdon, ndërkohë që shteti, qeveria dhe pushteti lokal, akordojnë miliona euro për koncesione fantazma për të pasuruar klientët e tyre miqësor, ortakëror e familjarë, por nuk akordojnë fonde, për krijimin e sistemit të plotë të shërbimit zjarrfikës!/Pamfleti