A e dini sa vjeç është në të vërtetë Hasbulla! Do të habiteni kur ta mesoni

3349
0

Videot e tij pushtuan TikTok-un gjatë javëve të fundit, por ka shumë njerëz që ende nuk e njohin rusin e etiketuar ‘Mini Khabib’. Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhet në lidhje me Hasbullën është se cila është mosha e tije në të vërtetë. Përgjigjja ka tronditur shumë njerëz pasi u zbulua se pavarësisht tipareve të tij fëmijërore, Hasbulla është në të vërtetë 21 vjeç.

Një mjek ka publikuar një video në TikTok për të shpjeguar gjendjen e rrallë gjenetike përgjegjëse për shtatin e shkurtër dhe zërin e lartë të Hasbullas, si dhe prognozën dhe trajtimet e mundshme. Sipas Dr. Karan Raj, Hasbulla dhe armiku i tij Abdu Rozik, vuajnë nga mungesa e hormonit të rritjes, një çrregullim gjenetik që ndodh kur gjëndra e hipofizës së trurit (përgjegjëse për prodhimin e shumicës së hormoneve) nuk mund të prodhojë hormonin e rritjes.

Nëse mangësia e Hormonit të Rritjes diagnostikohet në fëmijëri, ajo mund të trajtohet me sukses me injeksione të Hormonit të Rritjes Njerëzore (HGH) për të nxitur zhvillimin gjatë pubertetit.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Lionel Messin, për të cilin Dr. Raj tha se ishte diagnostikuar me mungesë të Hormonit të Rritjes në moshën 10 vjeç dhe trajtimi i tij me HGH u pagua nga Barcelona kur ai u bashkua me akademinë e klubit disa vjet më vonë