A e dini pse policët gjithmonë trokasin tek bagazhi i makinës kur ndalon shoferi?

1753
0

A e dini pse policët gjithmonë trokasin tek bagazhi i makinës pasi ndalon shoferi? Arsyen e vërtetë e ka zbuluar një video që bërë virale në TikTok.

Nga pamjet vihen re një numër policësh që janë afruar automjeteve nga ana e majtë dhe ata trokisnin mbi bagazhin përpara se të flisnin me shoferin.

Video është shikuar më shumë se 30 milion herë dhe shumë njerëz kanë dhënë sugjerimet e tyre, ku një ndër to ishte për shkak të gjurmëve të gishtërinjve.

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë në komunikacion Trooper Steve Montiero mbështeti teorinë e gjurmëve të gishtave dhe shpjegoi arsyen.

“Kur oficerët kryejnë një ndalim të trafikut, ka shumë procedura që duhet të bëhen, jo vetëm për sigurinë e shkelësit por për sigurinë e oficerit. Një nga ato gjëra është të provosh se ai oficer ishte me atë makinë, kështu që kur oficerët i afrohen një automjeti, ata prekin pjesën e pasme të saj. Përmes prekjes së pjesës së pasme të automjetit lihen gjurmët e gishtave të oficerit në atë makinë, duke treguar se ai ose ajo ka pasur kontakt”, u shpreh ai.

@mr.alexaa

Do you know reason why? #fypシ #police #touch #4u #policeofficer

♬ original sound – Slowed songs