A e dini pse nuk mund të qeshni në fotot për pasaportë? Do habiteni!

5107
0

Të gjithëve na ka ndodhur që kur e kemi treguar kartën tonë të identitetit, apo pasaportën para miqve ta fshehim fotografinë tonë. Ose edhe miqtë e kanë tentuar diçka të tillë.

Përse nuk mund të qeshësh në fotot për pasaportë?

Sipas faqes së internetit të Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile (RENIEC) thuhet se: në kuadër të kërkesave për fotografitë ID ju duhet të dini:

“Një pasaportë duhet të ketë foto aktuale, madhësi të përcaktuar, sfond të bardhë, përballë, pa buzëqeshje, veshët të zbuluar, vetullngrysur, pa syze, pa modifikime, pa rroba përveç kreut fetar.”

Pra… siç mund ta lexoni, në mënyrë të qartë ai përmend dhe “vetullngrysur” dhe jo duke buzëqeshur, por pse?

Kjo është për shkak se buzëqeshjet në këto fotografi mund të komplikojnë problemin me njohjen e fytyrës në sistem.  

Në një raport në faqen e internetit të lamula.pe, Eduardo Thill, këshilltar në teknologjinë e aplikuar në menaxhimin publik dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Informacionit të Ministrisë së Brendshme të Argjentinës, tha se kjo mund të evitojë problemin në të ardhmen, ndaj fotot duhen pa buzëqeshje dhe shprehi të tjera në fytyrë, sepse kjo mund të bëhet problem për identifikimin më vonë.

“Nëse realizimi i fotove do të jetë vetullngrysur dhe duke buzëqeshur, kjo do të gjenerojë një shkallë minimale të përputhshmërisë, dhe ajo do të pengojë njohjen e fytyrës”, ka thënë ai.