A duhet të vaksinohemi nëse kemi kaluar Covid-19? Ja si pergjigjet epidemiologu i njohur

217
0

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti edhe një herë ka theksuar se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk rekomandohet që të bëjnë vaksinën kundër koronavirusit.

Ai tha se këtë e tregojnë dhe studimet e bërë nga mjekë të huaj, teksa shprehet se imuniteti natyror zgjat më shumë se vaksina.

Ndër të tjera ai është shprehur se personat e moshuar që kanë sëmundje dërrmuese nuk janë në gjendje të mbajnë përgjigje imune, atëhere ata duhet të konsiderohen për të bërë vaksinën.

“E para, na qendron e gjitha kjo që kemi thënë. Në mos gaboj kjo intervistë është bërë në korrik. Ka dal edhe një studim, i cili është përhapur në të gjithë botën sërish, ku përfundimi është më i madh akoma dhe thotë: ‘Imuniteti natyror zgjat shumë më shumë sesa vaksina bën atë efektin që është vaksina Phizer që ata kanë’. Është edhe më i fortë si studim“Në qoftë se ke kaluar një virus nuk kemi asnjë asnjë virus të njohur që të kesh nevojë për vaksinë nga mbrapa, nëse e ke kaluar në mënyrë natyrore. Flasim këtu për persona që janë imuno-kompentent, që janë në gjendje të ngrenë një përgjigje imunitare siç është përgjigja dërrmuese. Patjetër mund të kesh persona të vjetër, me sëmundje dërrmuese që nuk janë në gjendje të mbajnë një përgjigje imunitare. Ndoshta këta mund t’i konsiderojmë.

Pra, ai që e ka kaluar ka më shumë mbrojtje natyrale se ai i vaksinuar. 27-fish ndaj formave të rënda dhe 8-fish më shumë ndaj humbjes së jetës. Këto janë rezultate shumë të forta dhe janë komentuar edhe në revistën “Science” nga shumë epidemiologë, imunologë me emër të botës. Ne imunitetin natyror e kemi shumë më të fuqishëm. Por nga krahu tjetër, mos të mendojmë se kemi ndonjë rrisk, po të bëjmë vaksinën nëse e kemi kaluar Covidin” tha ai për “abc e mëngjesit”.