A do te rikthehet Tahiri në PS? Edi Rama surprizon me përgjigjen e tij (VIDEO)

620
0

Kryeministri Rama foli ne emisionin “Pressing”, për largimin e dy ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt.

Ai tha prerazi se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për “gabimet” e tyre, duke përmendur edhe mundësinë e rikthimit të ish-ministrit Saimir Tahiri në qeveri.

Kreu i qeverisë shtoi se ministrat zgjidhen nga ai, por përgjegjësia është e tyre nëse shkelin në “dërrasë të kalbur”.

Edi Rama: Ministrat janë si anëtarët e bandave. Ministrat zgjidhen nga unë dhe varen nga këmbët e tyre, përgjigjen ata.

Tahiri nuk ishte ministër i zakonshëm.

Edi Rama: Patjetër, ashtu ishte. Tahiri është në një proces. U lincua për shkak të përgjimeve të policisë italiane. Anti-mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, ndërsa këtu kërkohej lincimi i tij.

Pse e shkarkuat Xhafajn, meqë e kishte fajin vëllai?

Edi Rama: Ai dha dorëheqjen, merreni në intervistë dhe pyeteni. Vëllai im është në jetën e vetë dhe po shkeli në dërrasën e kalbur, do përgjigjem unë? Jo mo, të përgjigjet vetë, ç’punë kam unë?

Pse nuk e ktheni Tahirin në qeveri?

Edi Rama: S’ka mbaruar procesi gjyqësor.