Skip to content

A do te perseritet ky vit shkollor? Ja si pergjigjet Ministrja Shahini

    Gjatë një interviste për televizionin Euronews Albania, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur për ndikimin e situatës se krijuar nga pandemia në arsimin në Shqipëri.

    Ministrja tha se nëse duan nxënësit mund ta përsërisin vitin pa u penalizuar aspak.

    “Të gjithë nxënësit do ta mbyllin vitin shkollor nëse duan. Nëse nxënësit duan ta përsërisin vitin shkollor apo duan ta bëjnë maturën vitin tjetër, do ta kenë këtë mundësi pa u penalizuar.

    Pra do të jetë një vendim që e marrin familjet duke parë dhe situatën sa kanë arritur të nxënë fëmijët e tyre, ku duan të studiojnë. Mund ta marrin këtë vendim që të mbesin për vitin tjetër, ta përsërisin dhe një herë vitin pa u penalizuar, pa shkruar në deftesa apo diplomë që këta janë përsëritës.”-tha ministrja.