A do te paguhen dritat dhe uji në muajt e ‘luftës’? Vjen lajmi i fundit

6119
0

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar një herë e mirë se është e pakuptueshme dhe e panevojshme të pezullohen pagesat e faturave të ujit dhe dritave në këtë periudhë, pasi kjo do ta conte në një gropë operatorin e shpërndarjes së energjisë.

“Por ne mezi e kemi ngritur atë sektor nga gërmadhat se duhet për sot e për nesër, për në mars, prill qershoe e për në korrik e shtator”.

Shefi i qeverisë nënvizoi: “Nëse ne vendosim që mos paguhet energjia, atëherë vendosim që ta bëjmë Shqipërinë black out pas disa muajsh sepse e cojmë kompaninë e shpërndarjes në pamundësi likuiditeti përshembull.

Nuk kuptoj pse s’duhet paguar energjia përderisa je në shpi ndërkohë që pagën që ti do ta marrësh, do ta merrje, do e marrësh njësoj duke ndenjur në shtëpi, atëherë pse s’duhet paguar? Në cilin vend të botës është parë?

Ka vende shumë të zhvilluara që bëjnë shtyrje 1 apo dy muaj por ne nuk jemi ndër ta se mezi e kemi ngritur atë sektor nga gërmadhat se duhet për sot e për nesër, për në mars, prill qershor e për në korrik e shtator.