Skip to content

A do te ndryshojnë masat kufizuese? Vjen lajmi i mire nga Komiteti i ekspertëve

    Komiteti teknik i ekspertëve nuk u mblodh këtë të hënë për të tjera masa kufizuese në lidhje me epideminë Covid-19.

    Ekspertët vlerësojnë një situatë të qëndrueshme përsa kohë nuk ka numër të shtuar në 4 spitalet Covid.

    Momentalisht nuk ka masa të tjera kufizuese por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë para festave të fundvitit.

    Një ndër skenarët e mundshëm që po diskutohet është fillimi i pushimeve dimërore më herët nga nxënësit e shkollave dhe zgjatja e tyre në më shumë ditë.

    Përsa i përket grumbullimeve të këtyre ditëve, rezultati i tyre do të shikohet pas dy javësh ku parashikohet një rritje e numrit të të infektuarëve.