A do të luajë Hysaj pas ‘gafës’? Trajneri Sylvinho merr vendimin e papritur

1910
0

Kuqezinjtë do të zbresin sot në fushë për tu përballur me Kroacinë. Kjo është ndeshja e dytë për Shqipërinë në finalet e  Kampionatit Europian dhe do të luhet  në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, në orën 15:00.

Elseid Hysaj është vënë në qendër të kritikave të forta, të një kryqëzimi, pasi tifozët që e kanë cilësuar mbrojtësin si fajtor për humbjen me Italinë, për shkak të uljes së kokës te goli i dytë i axurrëve.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shpreh ditën e djeshme se nuk ka asnjë problem dhe se futbollisti është gati të luajë nesër kundër Kroacisë por sot UEFA ka bërë një njoftim te kundert me deklaraten e trajnerit.

UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve pritet që të bëjë 3 ndryshime në formacion. Sipas UEFA, në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet për uljen e kokës pasi Italia shënoi golin e dytë.

Ai sipas UEFA-s mund të zëvendësohet me Balliun. Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë.

57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg dhe sërish pritet që tribunat të vishen kuqezi dhe të dominojnë tifozët shqiptarë, njëjtë si në ndeshjen me Italinë.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë është me Spanjën më datë 24 qershor, ndërsa në përballjen me Italinë humbi me rezultatin 1-2./