Shefja e epidemiologjisë, Eugena Tomini gjate një lidhjeje live për emisionin “Opinion” u pyet nëse data 18 Maj do të shënojë një hapje përfundimtare të vendit. Ajo u shpreh se kjo datë përkon me hapjen e 97% të aktiviteteve por nuk është hapje përfundimtare.
“Data 18 nuk do të jetë përfundimtare, por përkon me 97% të hapjes së aktiviteteve në vijimësi. Do të kemi përsëri aktivitete sportive që do të vlerësohen, aktiviteti urban… Jemi në diskutim edhe për fashën orare, por pas datës 18 do të bëhet publike.
Sipas gjasave apo parashikimeve të kryera deri në këto momente, fundi i Majit, java e parë e Qershorit, duke monitoruar tre kriteret: Numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi do të krijojnë hallkat zinxhir të hapjes progresive drejt asaj përfundimtare”, tha Tomini.